Pamje tronditëse/ Talibanët varin qytetarin në helikopter dhe fluturojnë mbi Afganistan (Video)

Disa pamje tronditëse të ardhura nga Afganistani po bëjnë xhiron në rrjet. Në videon e publikuar shihet një burrë i varur në helikoper, teksa helikopteri është ngritur në ajër për të fluturuar.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se talibanët të cilët kanë pushtuar Afganistanin kanë fluturuar me një helikopter amerikan, ku kanë varur një burrë emri i të cilit nuk dihet.

” Tani për tani, helikopterët e Forcave Ajrore të Emirateve po fluturojnë mbi qytetin e Kandahar dhe po kryejnë patrullime, ” thanë talibanët në Tëitter.

Der më tani ende nuk dihet nëse burri që shihet i varur është gjallë apo jo, teksa nga disa burime paraprake besohet se ai ka pnuar si përkthyes për Shtetet e Bashkuara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT