“Pashë veten në greminë dhe njerëz sipër meje”/ E reja që i shpëtoi aksidentit me 5 viktima tregon tmerrin: Mbaj mend se…

Greta Daberdini, 25-vjeçarja që mbijetoi në aksidentin tragjik ku humbën jetën pesë persona e ka konsideruar një mrekulli të Zotit faktin që ajo është gjallë. Nga spitali ku është shtruar, e reja ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar pasi furgoni brenda të cilit ndodhej përfundoi në humnerë.
Ajo shton se ka parë trupat e pajetë të pasagjerëve të tjerë mbi veten dhe ka nisur të bërtasë duke kërkuar ndihmë. Në momentin që e kanë shpëtuar, Daberdini thotë se ka ndjerë pak dhimbje barku duke qneë se është edhe shtatzënë, por tani është mirë.
“Isha në vend të parë të furgonit po udhëtoja për në Sarandë. Rreth meje nga një krah kisha shoferin dhe nga ana tjetër një grua (viktime). Nuk mbaj mend asgjë si ndodhi, kam hapur syte kur ishim rrëzuar ne greminë shoh që kisha njerëz sipër meje. Aty bërtita, rreth meje erdhen dy çuna që po tentonin tëme nxirrnin nga aty. Me nxorrën dhe pashë që po me dhimbte krahu kur me tërhoqën. Qendrova pak aty, pritëm autombulancën.
Çanten e dorës ma kishte marrë një nga çunat, telefonin nuk mbaj mend e humba. Erdha në spital, më bënë grafi dhe rezultoi që kam thyer krahun, të cilin e kam në allçi. Me dhemb pak qafa por jam mirë. Nuk e di ça të them, është mrekulli e zotit, para dy ditesh isha në mal të Tomorrit. Zoti bëri mrekulli tek unë. Faktin si ndodhi aksidenti nuk mbaj mend fare gjë, mbaj mend vetem kur hapa sytë. Lajmërova të afermit pasi kishin parë lajmet dhe telefoni ju dilte i fikur , i lajmërova këtu në spital që jam mirë,”- tha ajo.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari., 77 vjeç, banues në Tiranë, Dritë Korçari 72 vjeçe, banuese në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrahinë.
Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka.(drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).