Pipero flet për variantin “Delta”: Është më i rrezikshëm sepse…

Edipemiologu Pëllumb Pipero, ditën e sotme ka thënë se varianti i ri i Covid “Delta” përhapet nga një person në tjetrin brenda 5 minutave ndryshe nga variantet e tjera, duke u bërë më i rrezikshëm.

Ndër të tjera, ai ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë ku ka thënë se “Delta” ka të njëjtat shenja si gripi normal, por gjendja mund të bëhet më e rëndë.

“Nëse një person me Covid dikur për t’u infektuar donte 15 minuta, ndërsa tani bëhet më pak se 5 minuta. Mendoj se rastet e shtruara janë Delta, por nuk kemi rekorde të plota laboratorike.”-tha mjeku.

Ndërkohë që bën thirrje edhe njëherë që personat që janë mbi 18 vjeç të kryejnë vaksinën anti-covid, si të vetmen rrugë për t’u ruajtur nga virusi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT