Rama “ULTIMATUM”: Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dhënë një këshillë në formë ultimatumi qytetarëve, që të vaksinohen sa më shpejt, pasi vaksinimi nuk pret.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Kreu i Qeverisë këshillon qytetarët që të paraqiten në pikën më të afërt të vaksinimit dhe të marrin dozën anticovid.
“Mbroje shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur”, shkruan ndër të tjera kryeministri.
Apeli i Ramës vjen në një kohë kur në disa shtete të botës vaksinimi është bërë i detyrueshëm, duke të privuar të marrësh disa shërbime nëse nuk ke marrë dozën anticovid.