“Rigjallërimi” i Shqipërisë! A do t’i dëmshpërblejë financiarisht shteti “viktimat” e zjarrit?!

Prej një harku kohor rreth 15 ditësh Shqipëria po “digjet”, zjarret ende janë aktive në disa zona të mbetura.  Kjo fatkeqësi natyrore e dhe njerëzore që ka kapluar vendin tonë ka alarmuar të gjithë qytetarët shqiptarë.

Dëmi fizik që kanë shkaktuar zjarret në vendin tonë  është shumë i madh, kalon nëpër rrugë dhe shikon pamje të trishta.  Male dhe  kodra të zeza dhe të djegura të cilat duket sikur edhe lotët janë tharë, një Shqipëri e trishtë.

Edhe vende të tjera si  Turqia dhe Greqia janë të përfshira nga flakët, por kanë marrë vendim se do të ti dëmshpërblejnë qytetarët e tyre.

Greqia është gjunjëzuar nga flakët avionë dhe helikopterët e zjarrfikësve po punojnë për të vënë nën kontroll një zjarr që shpërtheu në disa fshatra në Greqinë perëndimore.

Zjarri filloi të shtunën në kodrat e fshatit Ziria, në Peloponez të Greqisë, rreth 30 kilometra në lindje të qytetit Patra. Shpejt flakët u përhapën në perëndim drejt bregdetit, duke kaluar autostradën që lidh Athinën me Patrën, qytetin e tretë më të madh të Greqisë, duke e ndarë zonën në dy pjesë.

Disa shtëpi u dogjën, ndërsa autoritetet evakuuan banorët dhe turistët në disa fshatra turistikë.

“Katastrofë, katastrofë… Pemët e mia të ullirit u dogjën, vetëm kafshët e mëdha arrita të shpëtoja. Pulat, lepujt, gjithçka u dogj”, thotë fermeri Dimitris Matzioros.

Autoritetet greke kishin paralajmëruar qytetarët dhe turistët se kishte rrezik të lartë sa i përket zjarreve pasi një valë e rrezikshme e të nxehtit po mbizotëron në vend, me temperatura mbi 45 gradë Celsius.

Greqia ka kujtime të hidhura nga zjarret, pasi në vitin 2018 flakët e zjarrit që shpërthyen në qytetin bregdetar të Matit pranë Athinës, iu morën jetën 102 njerëzve.

Edhe në Turqi turistët u evakuuan nga disa hotele në vendpushimin e Bodrumit në Egje. Sipas autoriteteve disa persona kanë humbur jetën nga zjarret.

Duke folur nga qyteti Manavgat, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se qeveria do të mbulojë qeratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre.

Ai tha se taksat, sigurimet shoqërore dhe pagesat e kredisë do të shtyheshin për të prekurit dhe bizneseve të vogla do t’u ofroheshin kredi me zero interes. Ashtu si homologu turk edhe kryeministri grek ka thënë se do bëhet kompensimi do të paguhet për çdo ndërtesë që është dëmtuar edhe nëse nuk është shtëpia e parë.

Problemet e para të viktimave nga zjarri dhe më pas do të pasojnë ndihmën për strehimin dhe një sërë përjashtimesh, taksash etj.

Viktimat do të marrin paratë që u takojnë brenda dhjetë ditëve të ardhshme ose më së voni dy javë. Përveç kësaj, siç tha ai më vonë, përveç ndihmës fillestare për viktimat e zjarrit, paratë që ata kanë të drejtë do të paguhen në 3 faza pa vonesa. Qiramarrësit ashtu edhe pronarët do të kompensohen, pasi ka një dispozitë përkatëse.

Dy shtetet fqinje janë goditur edhe më shumë nga zjarret aq sa kanë pasur, një numër të konsiderueshëm viktimash. Po Shqipëria a do ta ndjek shembullin e vendeve  fqinje, a do ti kompesojë “viktimat” e prekura nga zjarret.

Në Shqipëri më të dëmtuara kemi ullishtet, parcela toke, të mbjella, pemë të djegura. A do të bëhet një plan rigjallërimi të pemëve dhe kompesimi për secilin qytetar që i është dëmtuar pasuria e tij nga zjarret?

Tani duhet të ketë një bilanc mbi pasojat që la zjarri, duke tentuar që të ndihmojë ato fermerë që janë prekur nga zjarret duke iu shkrumbuar dhjetëra e qindra rrënjë ullinj apo pemë frutore. /Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT