Rreth 900 mijë turistë të huaj në 15 ditët e para të gushtit, Rama nxjerr shifrat: Më shumë se në 2019

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa shifra rreth turizmit këtë sezon në Shqipëri. Kreu i qeverisë shkruan se nga data 1-15 Gusht, në Shqipëri kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj.

Sipas Ramës, për këtë periudhë kemi 4.5% turistë më shumë se e njëjta periu e 2019, dmth e vitit para pandemisë.

“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, teksa ka publikuar edhe foton e mëposhtme./Gazeta SHQIP

Rreth 900 mijë turistë të huaj në 15 ditët e para

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT