‘Serbët na kanë vra’ me art dhe kulturë’, Buzhala: Ju njoftoj se Goran Bregovici do këndoj në Korcë, në festën e birrës

KORÇË– Botuesi i “Gazetës Ekspres”, Berat Buzhala ka dëgjuar një tjetër këngë sllave të vënë në ambientet e argëtimit në Shqipëri, moment që e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook.
Pasi përmendi se në Durrës kishte dëgjuar të vendoseshin këngët e Cecës, kësaj herë ka dëgjuar Goran Bregoviçin në Korçë, duke kënduar në festën e birrës. Madje ka dhënë edhe përgjigjen për të gjithë kritikët që i kërkuan të mos e ngatërronte artin me politikën.
“Vec thash t’ju njoftoj qe Goran Bregovici po knojka ne Korce, ne festen e birres. Hajde ma gjalle ma gjalle. Qysh thojne keta vllaznit tone ne Shqiperi “perse ore e perzieni artin dhe kulturen me politiken”. Per bese nuk po e perzime na, serbet e kane perzi qe nja 100 vjet. Na kane vra me art dhe me kulture. Baba i krejt kesaj ka qene Ivo Andrici,”-shkruan ai.
Goran Bregoviç, nga babai kroat e nëna serbe, konsiderohet si nacionalist i flaktë serb, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Gjatë luftës ai mohoi tërë jetën kombin e vet kroat pasi i këndonte kallashit serb. Por edhe më herët ka ardhur në Shqipëri për të mbajtur koncert.