“SHBA s’fal dhe as harron”, Biden paralajmëron ISIS: Kemi ende punë me ju

Presienti i SHBA, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e parë pas evakuimit të trupave amerikanë nga Afganistani.

Ai në fjalën e tij tha se kjo luftë nuk mund të zgjaste për gjithmonë. Presidenti i SHBA ndër të tjera ka kërcënuar ISIS duke thënë se “kemi ende punë me ju, SHBA nuk fal”.

“ISIS-K ne nuk kemi mbaruar ende me ju. Për ata që i dëshirojnë dëm Amerikës, SHBA nuk do të pushojë kurrë. Ne nuk do të falim, harrojmë, ne do t’ju gjuajmë deri në skajet e tokës dhe ju do të paguani çmimin përfundimtar”.

Ai ndër të tjera tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës. Ai shton se Amerika do të flasë për të drejtat e njerëzve afganë, përfshirë gratë dhe vajzat.

“Unë kam qenë i qartë se të drejtat e njeriut do të jenë në qendër të politikës së jashtme. Lufta në Afganistan tani ka mbaruar” tha ai ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT