SHIFRA TË LARTA INFEKTIMESH në 24 orët e fundit, 3 qytetarë humbin betejën me COVID-19

Shifra të larta infektimesh janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendi9n tonë, ku 905 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 qytetarë, duke e çuar në 2490 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar në spitalet COVID është 96.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 905 qytetarë, në këto bashki:

200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 905

Të shëruar në 24 orë 347

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 4063

Testime totale 1,030,132

Raste pozitive 144,079

Raste të shëruara 132,723

Raste Aktive 8866

Humbje jete 2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3244

Shkodër 1597

Vlorë 791

Fier 685

Durrës 651

Lezhë 441

Elbasan 414

Berat 296

Gjirokastër 254

Korçë 221

Kukës 137

Dibër 135

Back to top button
LAJMET E FUNDIT