Shqipëria digjet, Haki Çako në festë/ Peleshi mbledh në 12 të natës Emergjencat Civile

Prej më shumë se 10 ditësh Shqipëria ka qenë nën pushtetin e flakëve, me disa vatra të ndezura që kanë përbërë rrezik.

Më të rrezikuara kanë qenë zonat e Kurbinit dhe disa fshatra të Vlorës, si Dukati, Kanina apo dhe Gjiri i Karaburunit.

Për ditë me radhë Gazeta Shqip ka publikuar pamje se si shtëllunga të mëdha tymi kishin mbuluar qiellin në zonën e Jugut.

Kur situata bëhej gjithnjë e më emergjente pritej një reagim nga autoritetet, por Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako nuk po dukej.

Në një dalje të vonuar disi për mediat, Haki Çako ka treguar se ka qenë i pranishëm në një eveniment familjar dhe për këtë nuk i ka marrë leje askujt përveç Zotit.

“Jemi në operacion, do të vazhdojmë me të gjitha mjetet e mundshme, me të gjithë kapacitete. Për të mos depërtuar. Kam qenë në fundjavë për një eveniment familjar, nuk mund t’i marr leje askujt përveçse Zotit dhe procedurave ligjore. Nuk është e vërtetë që kam 1 javë që kam humbur. Kam qenë për dy ditë në një eveniment familjar,” u shpreh ai.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u kujtua mbrëmë në 12 të natës që të mblidhte Komitetin e Mbrojtjes Civile.

Ministri vlerësoi serioze gjendjen në gadishullin e Karaburunit, ku vatra ka marrë përmasa të rrezikshme, ndihmuar edhe nga era, e cila ndikon në përhapjen e flakëve.

Ditë më parë qarkulluan video kur një helikopter kishte lidhur një kovë të madhe për ta mbushur me ujë për fikjen e zjarrit. Këto pamje u publikuan nga vetë ministri Peleshi. Por pasi pa komentet që e kritikonin për këtë shfaqje të shëmtuar, ministri u detyrua ta fshijë videon./Gazeta SHQIP

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT