“Sot pasdite dhe nesër pritet RREZIK i madh…”, IGJEUM njofton qytetarët për qarqet më problematike nga zjarret

IGJEUM ka njoftuar qytetarët se sot pasdite dhe nesër pritet nivel i lartë rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel i moderuar rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Në disa qarqe pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten reshje në të gjithë qarqet. Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34 °C

në vendet e ulëta: 23 / 38 °C

në vendet malore: 18 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT