“Talibanët me kollare”! Kreshnik Spahiu jep alarmin: Shehaj, Kadilli, Harxhi duhet të largohen nga Shqipëria

Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me zgjedhjen e emrave të rinj dhe të Kryesisë së Partisë Demokratike. Spahiu shkruan se: Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues.
Pas kësaj maskarade, zgjedhjet e 25 Prillit duken super-model demokratik.

Ai jep alarmin se 3 rivalët e Bashës duhet të largohen nga Shqipëria sepse me shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë “aksident” si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

Talibanët me kollare
3 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike:
Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues.
Pas kësaj maskarade, zgjedhjet e 25 Prillit duken super-model demokratik. Tani fillon lufta kundër SHBA.
I uroj 3 miqve të mi shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë “aksident” si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.
Gjithsesi, duhet marrin masat dhe largohen si kandidati tjetër Eduard Selami, larg oqeanit sepse doktori, vonon por nuk harron./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT