Tapeti i “Air Albania” nuk është gati, Shqipëria ndryshon stadium për ndeshjet e muajit shtator

Muaji shtator rikthen edhe kombëtaren kuqezi të luajë ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi.
Edhe pse “Air Albania” është kthyer në stadiumin ku kombëtarja luan ndeshjet brenda, këtë herë kuqezinjtë janë të detyruar të ndërrojnë “shtëpi”, për shkak se tapeti i ëktij stadium nuk është ende gati.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ndeshjet kundër Hungarisë dhe San Marinos do të luhen në “Elbasan Arena”.
Postimi i plotë i FSHF:
Botërori 2022 / Të rejat mbi stadiumin & biletat për sfidat ndaj ?? Hungarisë e ?? San Marinos
Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në “??????? ?????”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”
Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator
Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë ?? ????? ????
Për detaje në lidhje me biletat do ju njoftojmë përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale. Na ndiqni