Të gjithë kundër ardhjes së Goran Bregoviç/ Habit gazetarja shqiptare: E lumtur, do jem spektatore në radhë të parë

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregoviç, si i ftuar special në festën e birrës nga Bashkia e Korçës, ka shkaktuar indinjatë të madhe mes artistëve shqiptarë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë bërë thirrje për bojkotim të koncertit të këngëtarit, madje disa artistë kanë anuluar menjëherë pjesëmarrjen.

Një prej tyre është edhe Capital T. Ka nga ata që shkuan më tej, si Noizy që kërkonte të thyheshin shishe.

Mirëpo gazetarja Kozeta Kurti mezi po e pret datën e festivalit, pikërisht se i ftuar do të jetë këngëtari serb.

Në llogarinë e saj Instagram ajo ka ndarë një video nga një performancë e Bregovicit.

“22 gusht 2021 në Shqipëri. Unë, spektaktore e radhës së parë”, ka shkruar në mbishkrimin e videos.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregoviç, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve

Të gjithë kundër ardhjes së Goran Bregoviç/ Habit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT