VIDEO/ Të ngujuar në kampin e ferrit “Al Hol” të Sirisë, mbërrijnë në Shqipëri 5 gra dhe 14 fëmijë

Janë riatdhesuar mëngjesin e kësaj të diele 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë, të cilët prej disa vitesh jetonin në kampin famëkeq të “Al Holit” në Siri.
Ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, ai që i ka pritur në dalje të avionit, teksa ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Familjet shqiptare ishin nisur nga Bejruti me një chater të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi më pas në Aeroportin e Rinasit.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm ishin të pranishëm në operacionin e riatdhesimit të këtyre fëmijëve dhe grave.
Ata u takuan me gjeneralin libanez, Abass Ibrahim, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.