Tifozat Kuq e Zi ‘mbajnë premtimin’, anulojnë koncertin Bregovic. Policia dhjetra të arrestuar

Nuk u desh shumë që koncerti i Goran Bregoviç në festën e Korçës të shkaktonte një incident.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se pak minuta pasi këngëtari serb kishte nisur shfaqjen mes turmës së njerëzve që kishin mbushur zonën e tërminalit të qytetit të Korçës u hodh gaz lotsjellës.
Në këto pamje shihen njerëz që mbulojnë fytyrën me shami dhe rroba, ndërsa i largohen gazit lotsjellës.
Disa raportime thonë se gazi lotsjellës u hodh në atë që njihet si zona vip e koncertit, ku ndodhej edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi dhe për incidentin ka shoqëruar një grup të rinjsh, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije.
Gjatë pasdites, forca të shumta policie patrulluan në rrugët hyrëse të Korçës, ndërsa mësohet se për garantimin e sigurisë u angazhuan rreth 200 policë.
Njerëzit shihen duke mbuluar me shami hundën dhe duke lotuar, ndërkohë që për momentin u shpërndanë.
Policia shoqëroi 8 të rinj për gazin lotsjellës, ndërsa Goran Bregoviç nuk e ndaloi për asnjë moment koncertin.