U lirua nga SHBA në 2018, kush është lideri taleban që mund të drejtojë Afganistanin

Më shpejt sesa pritej nga Perëndimi, talebanët morën plotësisht në kontroll Afganistanin, ndërsa shumë shpejt pritet edhe krijimi i një qeverie të re.
Pavarësisht raportimeve se një delegacion i udhëheqësve talebanë dhe afganë do të nisen për në Katar për bisedimet e transferimit të pushtetit , ka spekulime se kreu i byrosë politike të talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar ka të ngjarë të jetë President.
Baradar është lideri politik i talebanëve pasi lideri i përgjithshëm është Haibatullah Akhundzada.
Presidenti aktual Ashraf Ghani dhe diplomatë të tjerë të lartë tashmë janë larguar nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit
Por kush është Abdul Ghani Baradar?
Baradar ka lindur në provincën Uruzgan në 1968, ndërsa ka luftuar me muxhahidët afganë kundër sovjetikëve në vitet 1980. Pasi rusët u dëbuan në 1992 dhe vendi ra në luftë civile midis komandantëve të luftës, Baradar krijoi një medrese në Kandahar me ish-komandantin e tij dhe kunatin e njohur, Mohammad Omar.
Së bashku, dy mullahët themeluan talebanët, një lëvizje e kryesuar nga dijetarë të rinj islamikë kushtuar pastrimit fetar të vendit dhe krijimit të një emirati.
Historia e jetës së tij flet vetëm për konflikt të pandërprerë dhe të pamëshirshëm të vendit si dhe prangosjes së përgjakshme.
I arrestuar në Pakistan në vitin 2010, Baradar u mbajt në paraburgim derisa presioni nga Shtetet e Bashkuara e liroi atë në vitin 2018 dhe u zhvendos në Katar./Gazeta SHQIP