VIDEO/ Dritan Abazoviç shkrin akujt mes Ramës dhe Krivokapiç, por kryeministri shqiptar nuk ndalet me kërkesat e tij

Sot u hap në në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.

Të pranishëm në këtë përurim ishin kryeministrit Edi Rama dhe Zdravko Krivokapiç, duke përbërë kështu edhe takmiin e parë ndërmjet tyre.

Një takim që duket se ka qenë i ftohtë, pasi shqiptarit dhe numrit dy të qeverisë së Podgoricës, Dritan Abazoviçit i është dashur të luajë rolin e personit për të shkrirë akujt ndërmjet dy kryeministrave. Ai në momentin e prerjes së shiritit ka tentuar që të bëhet “URA”, sic e ka emrin edhe partia e tij, mes dy kryeministrave.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE.

” Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Europian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh. Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë”, ka thënë Rama.

Mali i Zi ka refuzuar që të bëhet pjesë e nismës së ndërmarrë nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut në Open Balkan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT