VIDEO/ ‘Jam me rrënjë shqiptare’, Një tjetër aktore e ‘Sulejmanit të Madhërishëm’ pranon origjinën nga Shqipëria

Tashmë është shtuar lista e aktorëve të njohur të serialeve turke të cilët kanë pranuar se kanë origjinë shqiptare.

Në serialin historik të konsideruar si më të ndjekurin në botë “Sulejmani i Madhërishëm”, janë dy aktorë që kanë pranuar origjinën shqiptare.

Pas Halit Ergenç, i cili luan rolin kryesor në këtë serial, në një intervistë të realizuar pak ditë më parë aktorja Pelin Karahan, ka pranuar se me origjinë është shqiptare.

“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes”, ka deklaruar ajo.

Pas kësaj, moderatori i emisionit thotë se edhe gruaja e tij është shqiptare, derisa flet edhe për shqiptarët.

“Edhe gruaja ime është shqiptare 100%. Shqiptarët janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Gratë janë shumë të besueshme dhe të drejta”, thotë moderatori.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT