VIDEO/ Mirënjohja e afganëve për Shqipërinë: Tani ndihemi të sigurt në vendin tuaj

Në orët e para të 29 Gushtit kanë mbërritur edhe dy avionë të tjerë me 182 qytetarë afganë mes të cilëve edhe shumë fëmijë e të rinj. Sipas Ministrisë se Jashtme në orën 03:50 të mëngjesit mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Pas shumë peripecive dhe rrezikut që u kanosej në Afganistan, të vegjlit duket se kanë harruar gjithçka dhe i janë kthyer normalitetit të tyre edhe pse në një vend tjetër.

Në mesin e kontigjentit të radhës që është akomoaduar në Qytet Studenti, janë gazetare, pedagoge dhe punonjës të organizatave te ndryshme. Ata shprehen për Klan Neës që janë shume të lumtur pas tashme ndihen të sigurt.

“Faleminderit shumë Shqipërisë për pritjen, sepse situata në Afganistan është shumë e rrezikshme. Unë jam gazetar ndërsa bashkëshortja ime është profesoreshë universiteti atje. Jemi disa pjesëtarë familje që kemi ardhur në Shqipëri. Kjo është dita e parë për mua që jam këtu dhe i jam shumë mirënjohës vendit tuaj”.

“Kam ardhur sot dhe ndihem shumë mirë. Udhëtimi shkoi shumë mirë fale Zotit. Unë jam këtu së bashku me bashkeshortën time. Bashkëshortja ime është gazetare dhe ka punuar atje përkrah SHBA-ve”.

“Fatmirësisht tani ndihemi më të sigurt këtu në vendin tuaj, pasi kemi ardhur nga një situatë tepër e vështirë që me marrjen e kontrollit të Afganistanit nga talebanet”, kanë qenë disa nga deklaratat e afganëve në Shqipëri.

Edhe për këtë, një studente e Universitetit Amerikan në Afganistan, pas shumë vështirësive, jeta e saj ka ndryshuar dhe shprehet se është shume e lumtur që ndodhet në Shqipëri.

“U bene gati 3 ditë që unë kam ardhur në Shqipëri. Padyshim që jam shumë e lumtur dhe entuziaste pasi vijmë nga një situatë jo shumë e mirë në vendin tonë  dhe njerëzt ishin tepër të shqetësuar për jetën e tyre dhe të ardhmen atje gjithashtu. Tashme me mbërritjen në vendin tuaj e ardhmja ime është me e sigurt dhe e qartë. Unë jam këtu së bashku me 4 pjesëtarë të tjerë të familjes. Unë kam qene studente në Universitetin Amerikan të Afganistanit dhe kam punuar atje në një shkollë ndërkombëtare në fushën e komunikimit”.

Kontingjenti prej 182 personave të mbërritur këtë të diele e çon në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Klan News

Back to top button
LAJMET E FUNDIT