VIDEO: “Sarajeve” në Tiranë iu vihet zjarri, të dyshuar vetë pronarët të cilët duan të ndërtojnë aty pallat

Në mesnatë është përfshirë nga zjarri godina e “Sarajeve” në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 23.40, ndërkohë që dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.
“Në orën 24.00 i vihet flaka “SARAJEVE”
Monument Kulture kat I. nl qendër të Tiranës së shkretuar tashmë nga talebanët në pushtet..
Nuk kam fjalë…’ shkruan në rrjetet sociale arkitekti Titi Seranaj.
Lidhur me këtë ngjarje, policia bën të ditur se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut.
“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit,” thuhet në njoftimin e policisë.
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku Veliaj.
“1. Mbreme ne oren 23: 49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet.
Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra.
2.Ne dallim nga sh objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture.
Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin.
3.Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga.
Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit.
4.Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re.
Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!
5.Ngjarjet do rrjedhin si me poshte:
1.Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane)
2.Shpallje Muze si ish Legata e Pare ?? ne Tirane dhe monument kulture
3.Rikonstruksion dhe hapje per publikun
Mirenjohje zjarrfikseve & policise per mbreme”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë që pronarë të “Sarajeve” janë nëntë persona, mes të cilëve edhe gruaja e Bujar Nishanit.
Mësohet se 8 prej tyre duan ta prishin për ta ndërtuar pallat.
Vetëm një pronar është kundër.
Mendohet se zjarrëvënësi është paguar pikërisht nga vetë pronarët, të cilët duan që të ndërtojnë pallat aty.
3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga.
Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit! pic.twitter.com/u8OwX07GED
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) August 17, 2021