VIDEO skandaloze: Shqiptarët në dasëm dhunojnë dashin, i japin birrë me zor dhe kërcejnë rreth tij të kënaqur

Një video e rëndë është publikuar në rrjete sociale, ku shihet me zë dhe figurë, se si dhunohet dashi në një dasëm shqiptare.
Në sfond dëgjohet muzikë, ndërsa dasmorët qeshin, kërcejnë e dëfrejnë teksa disa persona e kanë mbërthyer nga brirët. Një tjetër e mban fortë dhe i hedh në gojë birrë me zor, si të ishte diçka e pashpirt.
Dikush tjetër e filmon me telefon.
Në Melgushë të Shkodrës, dasmorët nuk janë mjaftuar që ta konsumojnë vetë alkoolin por e kanë ndarë dhe me dashin.
Një veprim shokues dhe aspak njerëzor, pavarësisht se bagëtitë e imëta konsumohen në festa apo vaki. Keqtrajtimi i tyre është diçka e patolerueshme.
Ligji shqiptar e parashikon “dhunën” dhe “keqtrajtimin ndaj kafshëve”, e ndoshta autoritetet duhet të marrin masa, përpara se të jetë tepër vonë për vetëndërgjegjësimin e njerëzve.