VIDEO/ Yuri Kim komunikon me afganët në bordin e avionit: Unë jam ambasadorja e SHBA-së. Poshtë ju pret kryeministri Rama

Rreth 150 shtetas të tjerë afganë kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit pas mesante, shkruan newsbomb.al. Për t’i pritur, prezente ka qenë diplomatja e SHBA Yuri Kim, ministrja Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.

Sapo ata kanë mbërritur në Rinas, Kim është ngjitur vetë në kabinën e avionit dhe është prezantuar si ambasadorja e SHBA në Shqipëri, e më pas iu ka thënë civilëve afganë se bashkë me të ishte dhe Xhaçka e Rama.

“Mirëmëngjes pa u gdhirë, dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT