“Vrasës që do e paguajë”! Braçe i revoltuar nxjerr videon e zjarrit: Kush e ndezi është kriminel

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar për situatën aktuale në vendin tonë, kryesisht për zonën e Asim Zenelit në Gjirokastër, aty ku dhe mbeti viktimë 64-vjeçari Andrea Haxhiaj.
Braçe thotë se cilido që ka vënë zjarr të qëllimshëm do e paguajë shtrenjtë pasi kjo nuk është një lojë. Numri dy i qeverisë konstaton se në këtë fshat zjarri është vënë me dorë dhe jo nga dielli e temperaturat e larta.
Sot policia arrestoi 3 persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme duke shkaktuar shumë dëme materiale.
Postimi i Braçes:
SHIHENI;
KY ZJARR NE ASIM ZENEL ESHTE I VENE ME DORE!
NUK VE DIELLI ZJARR!
ESHTE NJE KRIM I RENDE,
I NDESHKUESHEM!
Te gjitha zjarret ne vend jane vene nga njeriu qe here eshte bari,
here eshte bujk, por ne me te shumten eshte kriminel, i qellimte deri ne vrasje!
POOOO AI QE KA VENE ZJARRIN NE ASIM ZENEL ESHTE VRASES PAS NGJARJES TRAGJIKE!
Policia njoftoi pak me pare per arrestimin e tre zjarrevenesve te qellimte ne jug te vendit;
ILIR SKRAPALLIU-njeri prej zjarrevenesve dhe cilido ai ai duhet te paguajne shtrenjte shkrepesen e blere me te lire qe ndezen!
Ne keto ore kam nje lutje;
MOS E NDIZ ATE SHKREPSE,
NUK ESHTE LOJE, E THJESHTE TA NDEZESH POR ZJARRIN SE KONTROLLON DOT ME FRYME SIC FIJEN E SHKREPESES!
Nderkohe,
pafund mirenjohes per zjarrefikes, rojtare te pyjeve, ushtare e oficere te forcave te armatosura, pilote, punonjes te emergjencave civile, police, vullnetare!
Pune pa cmim!