23 vite nga vrasja e tij! Pas përjashtimit nga PD, Berisha “harron” Azem Hajdarin (Video)

Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite. 23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.
Sot, si çdo vit politikanë të ndryshëm përpiqen ta nderojnë kujtimin e Azem Hajdarit me postime në Facebook apo me një kurorë me lule te memoriali i tij, pikërisht në vendin ku ai u vra. Por të gjithë këta politikanë, në veçanti Berisha dhe Besha, janë shigjetuar me kritika të ashpra ndaj bija e tij, ish-deputetja Rudina Hajdari.
Teksa Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë zgjedhur që mesazhin e parë publik për ditën e sotme ta japin për 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, një mungesë shumë e rëndësishmë është vënë re.
Postimi i Bashës:
Postimi i Metës:
Ish-Kryeministri, lideri historik i PD, ende nuk ka ‘gjetur kohën’ që të kujtojë një prej njerëzve më të rëndësishëm të historisë së Partisë Demokratike.
Berisha, i cili nuk ‘përton’ të publikojë çdo gjë që i vjen në inbox-in e tij në Facebook, ka preferuar që të mos shkruajë asnjë mesazh për Azem Hajdarin. Në postimin e tij të fundit ai shkruan: Sot ju pershendes miq me kete video si kushtrim per çdo demokrate dhe demokrat, per çdo shqiptar./Gazeta Shqip
Postimi i Berishës: