A do e marr ai drejtimin e opozitës! Ilir Meta i bashkohet lëvizjes së Berishës, kundër Lulzim Bashës

Ilir Meta dhe Sali Berisha prej vitesh kanë një aleancë publike me njëri-tjetrin. Kjo aleancë u forcua sidomos pas nisjes së reformës në drejtësi.
Por që natyrisht, janë të pafuqishëm përballë saj, duke qenë se reforma është produkt i SHBA-së, e cila njërin tashmë e ka shpallur non grata.
Tashmë ka nisur një lëvizje nga Sali Berisha, që i ka shpallur luftë Lulzim Bashës dhe kërkon t’i marrë Partinë Demokratike, të cilën kërkon ta përdorë në betejën e tij kundër SHBA dhe drejtësisë.
Kësaj lëvizje duket se i është bashkuar edhe Ilir Meta, sot ai ka takuar Evi Kokalari, e cila shfaqet krah Berishës në takimet e tij nëpër rrethe, duke thënë se përfaqësonë republikanët amerikanë.
“Ishte kënaqësi e madhe të takoja më në fund presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën dhe bisedën e zhvilluar”, shkruan Evi Kokalari.
Kujtojmë se e mori rolin e liderin te opozites me 25 prill dhe e kercenoi per marrjen e saj në rast se Edi Rama do fitonte. Rama fitoi mandatin e tretë dhe tani po presim çfarë lëvizjesh do bëjë presidenti i shkarkuar nga parlamenti Ilir Meta./Gazeta Shqip