A do futet Berisha në parlament? Ngjela: Ia ndalon ligji, ndoshta Rama e do për gogol

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Breaking të Top News tha se Sali Berishës ia ndalon ligji që të futet në parlament.

Sipas tij shpallja non-grata nga SHBA të heq të drejtën e futjes në parlament dhe duhet të heqë dorë nga mandati.

Megjithatë, Ngjela u shpreh se mbetet në dorë të Ramës për të parë se çfarë do ndodhë.

“Që të hyjë Berisha në parlament do shkelet ligji. Ligji për dekriminalizimin thotë se non-grata në SHBA nuk futesh dot në parlament. Nuk konkurron dot. Si do hyjë ky? Po të hyjë ky, shkelet ligji. Nuk e di ça do bëjë Rama, ndoshta Rama e do si gogol. Ka gogol Saliun, Saliu s’kupton. Ku e pranon Tirana Saliun. Asnjë s’e pranon.

Ai nuk ka vota. Qëndron se është rrezikuar personalisht dhe si familje, nga non-grata amerikane. E ka fajin vetë, çdo gabim ka kosto. Atij i kanë krijuar kosto të madhe gabimet. Dy janë anti-amerikanë, Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Niveli i ynë për zgjedhje është i dobët se nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe konkurrencë personalitetesh. Këtu thotë do e votoj se e kam patriot nga veriu,” tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT