Angela Merkel vjen në Tiranë, bllokohen rrugët! Takim “kokë më kokë” me Ramën dhe liderët e Ballkanit

Angela Merkel ka mbërritur në Shqipëri! Mëngjesin e kësaj të martë, në orën 10:00, kancelarja gjermane ka zbarkuar në aeroportin “Nënë Teresa”, ku edhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare, në kuadër të një të ashtuquajturi turi ‘lamtumire’ në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Axhenda që do të ndjekë Merkel në Tiranë është zbuluar për mediat.
Vizitën e saj në Shqipëri do e nisë në orën 10:20 dhe i pari që pritet që të takojë do të jetë kryeministri Edi Rama. Pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel. Më pas do të zhvillohet një takim mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave e më tej do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.Kjo është hera e dytë që Merkel viziton Tiranën, të dyja herët nën qeverisjen e Edi Ramës.
Ndërkohë që në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në: Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Të gjithë qytetarët nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.