Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobiti kompanitë që rritën çmimin e miellit! Ahmetaj reagon ndaj Braçes: Ska monopol

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp ka sqaruar pse disa komponentë të bujqësisë kanë shënuar rënie në të dhënat e tremujorit të dytë të 2021. Ahmetaj sqaron se bujqësia nuk paguan asnjë taksë, por ndikojnë çmimet e inputeve që përdoren nga sektori.

Ai theksoi ndër të tjerat se për Rimëkëmbjen ekonomike Shqipëria është ndër të parat në Europë kurse në 6 muajt e fundit është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

PJESË NGA KONFERENCA:

Ahmetaj: Bujqësia është sektori që nuk paguan asnjë taksë. Praktikisht zero. Gjithë efektet vijnë për shkak të çmimeve të impoteve. Bujqësia jonë ka ardhur kohë që të kalojë në një ekonomi shkalle. Ferma e madhe nuk bëhet për një ditë por është e ardhmja.

Ibrahimaj: Është e rëndësishme që të mos lidhim një efekt sezonal, çmimet e produkteve të ndryshme flaktuojnë gjatë vitit.

Pyetje: Kur do të bëhen aktive ndihmat që keni premtuar për turizmin dhe manifakturën? Evazioni, çfarë po ndodh sepse ka biznese që nuk lëshojnë më as fatura? A po bëhen kontrolle? Çfarë mendimi keni për Autoritetin e Konkurrencës që nuk gjobiti rritjen e çmimit të bukës?

Ibrahimaj: Evazioni, qeveria ndërmori një nismë për gjobat e lidhura me fiskalizimin. Kemi qenë të kujdesshëm ta theksojmë. Gjobat janë të lidhura me fiskalizimin. Nuk më rezulton, administrata tatimore është duke ndërmarrë një aksion për moslëshimin e faturave. Pra mund të jetë preceptim, por nuk janë të reflektuara në shifra. Synohet të jetë kontroll nga biznesi i madh tek i vogli. Do të kemi fokus në implementimin e saktë, sepse suksesi i kësaj reformë është i yni. Do të ndjehen lehtësirat e fiskalizimit.

Ahmetaj: Të gjitha ministritë po formatojnë një dokument reformash. Një pjesë e tyre do të përshkallëzohen. Me buxhetin e ri do të kemi dhe një pjesë të premtimeve. Graduale, ashtu siç e kemi premtuar. Qoftë edhe për reformat e tjera. Është një gamë e tërë instrumentash dhe refomash që do të injektojnë mbështetje. Sa i përket pyetjes suaj të dytë, unë kam shumë besim tek Autoriteti i Konkurencës, janë profesionistë. Janë ent i pavarur. Sa më përket mua vendimi që nuk ka marrëveshje dhe as monopol në tregun e miellit, praktikisht besoj që kanë hetuar dhe kanë votuar me përgjegjshmëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT