Basha refuzon të flasë pa Ramën, Nikollës i vjen mesazhi LIVE: Kryeministri ka punë shumë të rëndësishme

Seanca parlmentarë është ndërprerë sërish, pasi kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi të shpalosë qendrimin e tij për qeverinë e re dhe programin e saj, pa qenë i pranishëm në sallë Edi Rama.
Pas debateve të shumta, kryeparlamentarja Nikolla mori një mesazh nga zyra e kryeministrit, ku thuhej se Rama mungonte për arsye “shumë të rëndësishme”.
“Kam një lajmërim nga zyra e kryeministrit, ku thuhet se mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme”, tha Lindita Nikolla.
Kjo nuk e bindi sërish opozitën, e cila kërkoi ndërprerjen e seancës.
“Jemi gati që të ndërpresim seancën, të presim kryeministrin që të mbarojë punën e rëndësishme, pastaj mund të fillojmë”, tha kreu i grupit të PD.
Gjatë kohës që fliste Rushaj, Nikolla mori një tjetër mesazh nga kryeministria.
“Nga zyra e kryeministrit kam sërish informacion, se kryeministri do jetë i pranishëm në orën 17:00”, tha Lindita Nikolla
Seanca u ndërpre, pasi opozita kërkoi të mblidhte grupin parlamentar./Gazeta SHQIP