Basha ‘surprizon’ me vendimin: Nga nesër Sali Berisha nuk do të jetë deputet i Partisë Demokratike

Lulzim Basha ka vendosur të flasë më në fund për shpalljen e Sali Berishës familjarisht ‘non-grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD, Basha ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp.

“Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për demokracinë. Kur të gjithë ne prisnim që të dënohej Edi Rama si autor i masakrave elektorale dhe si i lidhur me krimin, ne na u desh të përballeshim me vendimin e SHBA. Vendimi i DASH nuk cënon arritjet e Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës. Nga ana ime prej dy muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij. Për të shmangur çdo keqkuptim, kam vendosur që deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës për transparencë në rrugë gjyqësore, zoti berisha nuk do të jetë anëtar I Grupit të PD”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT