Berisha e sulmoi nga Fieri, Kim “i kujton” nga Uashingtoni dizenjimin “non grata”

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ndodhet në Uashington ku thotë se po koordinon hapat e tjerë të bashkëpunimit në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Mrekulli që ndodhem në Uashington për të koordinuar hapat e tjerë në marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë”, shkruan ajo.

Ndërsa Berisha e sulmoi nga Fieri, Ambasadorja nga Uashingtoni i kujtoi atij përfshirjen si “non grata” thotë se SHBA është shumë e qartë dhe serioze në betejën kundër korrupsionit, përfshirë këtu zbatimin e urdhrit të Biden sa i takon të korruptuarve.

“Jemi shumë të qartë dhe seriozë sa i takon korrupsionit dhe dizenjimit sipas vendimit 7031, ndërsa mbështesim Shqipërinë për të qenë më shumë demokratike, më e fortë dhe më e zhvilluar”, shkruan Kim.

Ambasadorja e mbyll postimin duke thënë se SHBA ka qenë përkrah Shqipërisë për 30 vitet e fundit, do të jetë në 30 vitet e ardhshme dhe përtej këtyre viteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT