Berisha i dorëzon shkresë Kuvendit: Jam deputet i PD! Vendimi në dorë të Alfred Rushajt

Sali Berisha vijon ta konsiderojë nul vendimin e Lulzim Bashës që e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Emri i Berishës nuk është në listën e 44 deputetëve që përbëjnë grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Për këtë arsye, Berisha i është drejtuar Kuvendit me një shkresë ku ngre pretendimin se është pjesë e këtij grupi dhe kërkon që të regjistrohet nga administrata e Kuvendit si i tillë.

“Dilemën” pritet që ta zgjidhë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Ky i fundit do të duhet që të njoftojë strukturat e Kuvendit, por përmes një shkrese zyrtare nëse Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar, apo jo.

Partia Demokratike ka regjistruar 44 deputetë si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga DASH.

Në listën e PD-së janë edhe 7 anëtar të grupit të Partisë Republikane si dhe 7 të tjerë janë nga lista e PDIU-së, duke bërë kështu 58 pjestarë.

Ndërkohë që PD-ja në zgjedhje fitoi 59 mandate së bashku me Sali Berishën, të cilin Basha e la jashtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT