Berisha, miting me Sali Lushajn para Kuvendit: Basha-Rama na grabitën poshtërsisht sovranitetin

Teksa ka mbërritur para Kuvendit, Sali Berisha është përballur me një turmë mbështetësish. Kjo e fundit drejtohej nga Sali Lushaj.
Berisha tha para nisjes së seancës se sfida kryesore e PD është rikthimi i sovranitetit të grabitru poshtërsisht nga marrëveshja Basha-Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PD nga Lulzim Basha. Ky vendim u përshëndet sot edhe nga SHBA-të.