Bilancet e SPAK / Kim: Fiton në mbi 90 për qind të rasteve. Mbi 250 të dënuar dhe 80 mln euro të konfiskuara

Prokuroria e Posaçme është në funksion që prej dhjetorit të vitit 2019, duke festuar në dhjetor të këtij viti dyvjetorin e themelimit të saj.
Por cilat janë arritjet e SPAK pa mbushur ende dy vite nga themelimit? Këtë e zbulon ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
“U takova me prokurorët speciale për t’i falenderuar për arritjet e SPAK që prej themelimit në dhjetor të 2019. Prej atëherë, mbi 250 persona janë dënuar dhe 80 milionë euro pasuri janë konfiskuar. Kur SPAK merr në dorë një çështje, në 90 për qind të rasteve e fiton. Rezultate reale”, shkruan Kim.
Sipas Kim, nga 2011 deri në 2019, para se SPAK të ngrihej vetëm 20 milionë euro janë sekuestruar nga prokuroria.