Bislim Ahmetaj ‘shuplakë’ Bashës: Ja si erdhi në krye të PD me dosjen për vrasjet e pasluftës në Kosovë

U desh përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së që të dilnin në pah disa të vërteta që për opinionin publik ishin servirus si thashetheme, por sot konfirmohen goja e vetë protagonistëve.

Anëtari i “grupimit për PD”, Bislim Ahmetaj tha sot në studion e ‘Repolitix’ se Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD me dosje që kanë të bëjnë me vrasjet në Kosovë, si person në dijeni si pjesë e punës me UNMIK dhe për këtë e dinte edhe Sali Berisha madje shantazhonin njëri-tjetrin, por nuk dha më shumë detaje.

“Basha ka ardhur me dosje në krye të PD-së,  ka punuar për ato të Kosovës, për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë dhe i ka zbardhur Lulzim Basha janë vrasje që edhe veterani i UCK i di dhe Luli i di, është një dosje e komplikuar, ai ka ardhur me një dosje, “ti do rrish këtu se të themi ne”.

Janë shantazhuar me njeri-tjetrin (i referohet Berishës), unë jam i baraslarguar nga Berisha, njeri potencial dhe ka integritetin e vet. Dosjen e implikimit në krimet që kanë ndodhur në Kosovë  pas mbarimit të luftës, e ka thënë edhe Sali Berisha sot, unë e kam ditur, edhe Fatosi e di”, tha Ahmetaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT