Braçe reagon i revoltuar ndaj vendimit të Autoritetit të Konkurrencës: Jam i shokuar! 4 kompani po abuzojnë me çmimin e miellit

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, i cili nuk gjobiti kompanitë të cilat rritën çmimin e miellit.

Braçe thotë se ndihet i shokuar nga ky vendim, ndërsa shprehet se është shumë shqetësuese për familjet e varfra shqiptare rritja e çmimit të bukës.

Më tej ish-zv/kryeministri, Erion Braçe bën thirrje për gjobë ndaj këtyre 4 ndërmarrjeve private të cilat bashkëpunuan me njëra tjetrën dhe rritën çmimin e miellit nëë vend.

Postimi i plotë i Erion Braçes: 

I SHOKUAR NGA VENDIMI I KOMISIONIT TE KONKURRENCES LIDHUR ME SJELLJEN E KATER KOMPANIVE QE ZOTEROJNE TREGUN E GRURIT, MIELLIT PER BUKE ETJ.

BEHET FJALE PER MIELLIN PER BUKË

BUKEN VETE!

BEHET FJALE PER USHQIMIN E SHTRESES ME TE VARFER TE SHOQERISE!

BEHET FJALE PER ABUZIMIN E KATER NDERMARRJEVE NE TREG!

Dua te spjegoj pak;

Nje vit e pak me pare, Komisioni i Konkurrences, pas nje hetimi te gjate e te thelluar, ka identifikuar sjellje te koordinuar te kater ndermarrjeve ne treg dhe percaktim te cmime per grurin, miellin, perfshire miellin per buke;

Ka lene rekomandime me VENDIM per to dhe ka lajmeruar MONITORIM nje vjecar te ketyre kater ndermarrjeve me nje qellim:

ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE!

Ne fund te ketij monitorimi, sekretariati i Komisionit te Konkurrences ka evidentuar MOSZBATIM te rekomandimeve!

Ne kete pike, ka vetem nje veprim, automatik e te pakundershtueshem:

GJOBE NDAJ NDERMARRJEVE NEN HETIM, VENDIM DHE REKOMANDIM!

Jo si qellim ne vetevete, por per te detyruar rikthimin e konkurrences ne kete treg!

Asgje tjeter!

Zgjedhja e tre anetareve te Komisionit te Konkurrences per te ndaluar aplikimin e ligjit qe legjitimon gjoben, eshte shqetesuese!

SHUME SHQETESUESE!

E dini pse?

Sepse legjitimon sjelljen e ketyre kater ndermarrjeve, nga hetimi jo konkurruese, e me dem mbi cmimet e miellit, miellit per buke dhe vete CIMIN E BUKES, ne RRITJE e me kosto mbi shtresen me te varfer ne vend!

Kaq!

Cdo gje tjeter eshte nje banalitet qe zhben INTERESIN PUBLIK, E MUND NE FAVOR TE FITIME TE NJE, DY, TRE, KATER PRIVATEVE!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT