Bushati: Berisha erdhi në pushtet pasi grisi në zyrë letrat e Clinton, edhe Nano veproi…

Analisti Andi Bushati deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha erdhi në pushtet duke “grisur” në zyrë letrat e Clinton. Ai shtoi se në Shqipërio asnjë lider nuk ka ardhur në pushtet pa antiamerikanizëm.
Sipas tij kur një lider sillet si “fshirës i këpucëve” të huajve, nuk e respekton më as “i huaji” dhe as elektorati i vet.
“Berisha erdhi në kuvend duke grisur letrat e Clinton në zyrë. Fatos Nano po ashtu ka ardhur në pushtet duke vepruar kundër amerikanëve. Asnjë lider me to*e në Shqipëri nuk ka ardhur në pushtet pa antiamerikanizëm. Kur ti beson dhe punon për kredon tënde, edhe mileti këtu të beson. Kur t’i sillesh si fshirësi i këpucëve i të huajit të parë që të kalon në zyrë, s’të repsekton as i huaji dhe as elektorati. Mos u bëj ushtar i palës tjetër”, u shpreh Bushati në Open.