“Çështja do pushohet”, Artan Hoxha për “Gërdecin”: Duhet të hapet nga e para dhe të bëhen të gjitha lidhjet

Gazetari Artan Hoxha shprehet pesimist për rihapjen e dosjes së Gërdecit për të rigjykuar ish-ministrin Fatmir Mediu.
Hoxha thotë se kjo çështje do të pushohet sërish, ndërsa sipas tij, që të gjenden përgjegjësit e vërtetë dosja duhet të hapet nga e para.
“Bëj xhiro në Tiranë dhe e shikon kush i ka marrë lekët e “Gërdecit”. Çështja do të pushohet. “Gërdeci” duhet të hapet nga e para dhe të bëhen të gjitha lidhjet, jo duke kapur një fije aty, një fije këtu”, tha Hoxha.