Çfarë ndodhi me Mercedes-in luksoz të Merkel? Truproja heq të “zitë e ullirit” për të hapur derën (VIDEO)

Ardhja e kancelares Angela Merkel në Tiranë u shoqërua me disa momente pikante.

Menjëherë pasi mbërriti në Rinas, kancelarja gjermane u nis për në pallatin e Brigadave, ku pritej nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Sapo Mercedesi i saj ndaloi para këmbëve të kryeministrit, i pari që doli ishte truproja i kancelares.

Ai u bë gati t’i hapte derën e makinës por diçka nuk shkonte, kishte ngecur dhe u hap vetëm pas disa sekondash.

Ky ishte momenti i parë i sikletshëm, para se Merkel të dilte dhe Rama t’i zgjaste dorën, por ajo i dha grushtin.

Momenti në minutën 00:37

Back to top button
LAJMET E FUNDIT