Çfarë po ‘thurin’ 4 politikanët e njohur shqiptarë?!

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shprehet se e gjithë situata me politikën në Shqipëri është një telenovelë.

Spahiu shkruan se katër aktorët kryesorë, Berisha, Meta, Basha dhe Rama po përlotin shqiptarët të cilët nuk e pranojnë që është film.

Kreshnik Spahiu shkruan:

“- Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

– Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

– Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.

– Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spaktatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT