Dalin pamjet/ Ja momenti i rrëmbimit të Kozakut, shihni si e fusin me dhunë brenda makinës në ecje

Kozak Braçi ka publikuar pamjet e momentit të rrëmbimit të tij, pak ditë më parë në Tiranë.

Braçi u mor në një makinë nga disa persona, të cilët sipas tij ishin të afërm të Fabio Dushkut, me të cilin kishte patur konflikte në distancë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në lidhje me këtë rrëmbim, policia ka shpallur në kërkim edhe vëllain e Fabio Dushkut, Danielin, i cili kishte ardhur nga Greqia kastile për këtë kryer këtë veprim.

Kozaku u mbajt disa minuta në makinë duke u lënë i lirë në zonën e Paskuqanit, ndërsa gjatë kësaj periudhe është goditur me shpulla dhe fyer nga katër të rinjtë.

Ai tregon momentin, kur taksisë ku ai ndodhej i bllokohet rruga dhe disa persona, afrohen me shpejtësi për të marrë forcërisht Kozakun për ta futur më pas në një tjetër mjet.

Reperi pretendon se në ato momente aty kanë qenë të pranishëm 13 persona. Po ashtu, ai thotë se personat që e morën peng kishin armë dhe njëri prej tyre, ia ka drejtuar pistoletën në kokë.

“Më vunë pistoletën te koka, dhe thikën, thashë më vranë”, thotë Kozak në video.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT