“Danke Angela”! Rama i bën dhuratën speciale Merkelit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar kancelares Angela Merkel Kordonin e madh me yll. Vetë Rama ka shpërndarë foto me kancelaren në rrjetet e tij sociale, duke shtuar se dekorata i është dhënë për mirënjohje publike. Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare e falenderon edhe gjermanisht, Merkel nuk e kursen buzëqeshjen.

Postimi i Ramës:

“DANKE ANGELA! Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike,”-shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT