Deputetët e PD grisën fletët e votimit për Nikollën/ Rama i mbledh përtokë dhe i fut në një qese (FOTO e VIDEO)

Në mënyrë demonstrative deputetët e PD të thirrur një nga një për të votuar kryetaren e re të Parlamentit, e nominuar nga maxhoranca Lindita Nikolla kanë grisur fletët e votimit.
Ata kanë marrë fletët e përcaktuara për të vouar dhe i kanë grisur pranë kutisë ku supozohej të hidheshin këto fletë.
Megjithatë kryeministri Edi Rama doli dhe mblodhi vetë të gjitha letrat e hedhura përtokë dhe i futi në një qese.
Kjo shkaktoi të qeshura në sallë edhe në radhët e deputetëve të djathtë. Video ne minuten e 57-te



