Do të jetë numri 2 i PS! Gjiknuri i mori postin: Taulanti është një koleg i vjetër, unë kam…

Teksa pritet të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e konsideron si një sfidë shumë të vështirë punën si numri 2 i partisë.

Teksa vlerëson kontributin e paraardhësit të tij Balla, Gjiknuri thotë se do të vazhdojë punën e bërë deri më tani.

“Taulanti është një koleg i vjetër. Natyrshëm është një sfidë e vështirë. Unë kam eksperiencën time elektorale dhe partiake dhe do të bëj më të mirën e mundshme për ta çuar përpara punën që është bërë me PS-në. Është një sfidë e mirëpritur. Natyrshëm unë kam lidhjet e mia me Qarku Vlorë dhe kam arritur rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë në Shqipëri dhe atë eksperiencë do të shfrytëzoj për këtë detyrë”, tha Gjiknuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT