E BUJSHME/ Lulzim Basha poshtëron Berishën: E largova nga…

Sali Berisha nuk ka qenë në dijeni të vendimit të marrë nga Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Burime të Gazetës Shqip thonë se ish-kryetari i PD-së priste që në Kuvendin e ri, që mblidhet ditën e premte të ishte pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burimet thonë se vendimi ka qenë ekskluziv i Lulzim Bashës, që “e poshtëroi” duke i komunikuar publikisht se e ka përjashtuar nga grupi parlamentar.
Kreu i PD-së kishte dy mundësi: ose të pranonte Berishën si anëtar të grupit parlamentar demokrat, duke rrezikuar që të armiqësonte të gjithë partinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose të përjashtonte personin e shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit.
Siç duket, Basha e ka pasur të qartë që në fillim, vendimin e tij, por ka pritur deri më tani nëse vetë Sali Berisha do të tërhiqej nga PD, apo politike për të mos i ngarkuar partisë njollën e “të padëshiruarit” në SHBA. Në momentin e fundit, kreu i PD-së ka marrë një vendim, që tha se ishte vendim i vështirë.
Por, pikërisht vendimet e vështira bëjnë liderit e vërtetë dhe ky është vendimi i parë prej lideri i Lulzim Bashës, një vendim që ndoshta duhej ta kishte marrë shumë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë.
Ndërkohë, burimet e Gazetës Shqip thonë se brenda PD-së ka nisur një debat, ku mbështetësit e Sali Berishës po i ushtrojnë presion Lulzim Bashës për të tërhequr vendimin e marrë.