E FUNDIT/ Lirohen godinat e Qytetit Studenti, largohen afganët që ishin strehuar aty. Ja ku janë zhvendosur

TIRANË – 300 shtetas afganë të vendosur në Qytet Studenti janë zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Lezhës, vetëm pak ditë pasi mbërritën në vendin tonë.
Ata janë strehuar në struktura hotelerie të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit.
Ndërkohë, mësohet se në Qytet Studenti afganët akomodohen, derisa plotësojnë dokumentet për mbrojtjen e përkohshme.
Besohet se kjo lëvizje do të funksionojë edhe për shtetasit e tjerë. Shoqërimi i tyre është bërë nga forca të shumta të policisë.