Erion Braçe opozita brenda PS? Malaj: Nuk ka kredibilitetin qytetar, ai nuk…

Në diskutimin e orëve të zgjatura në Parlament për programin e qeverisë ka rënë në sy fjala e mbajtur nga ish-zv.kryeministri Erion Braçes, i cili pati kritika ndaj mënyrës së taksimeve. Qëndrimi i tij u komentua sot në studion e Breaking në Top News, ku të ftuar ishin Plarent Ndreca, Arben Malaj dhe Roland Bejko.

Ndreca e vlerësoi fjalimin e Braçes, duke deklaruar se është një lloj oponence që ai e ka mbajtur përherë në PS. Por kjo është kundërshtuar nga ish-ministri socialist Arben Malaj. Ai u shpreh se Braçe nuk ka kredibilitetin e duhur qytetar të ndërmarrë një rol të tillë . Ai u shpreh se nuk ka mbajtur paraqitur asnjëherë një nismë ligjore për ndryshimin e taksave.

“Pse nuk e dha dorëheqjen një herë të mirë kur vërejti që Edi Rama nuk ka marrë pjesë në 30 për qind të mbledhjeve në qeveri, pse nuk pranoi të firmoste në qeveri vendimet që bien ndesh. Braçe nuk ka depozituar asnjë iniciativë për ndryshimin e ligjeve fiskale në Parlament. Braçe nuk ke kredibilitetin qytetar, kjo është gjëja e duhur”, tha Malaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT