“Është grua zonjë”/ Rama zbulon pse ia besoi Lindita Nikollës detyrën e kryeparlamentares

Për kryeministrin Edi Rama, Lindita Nikolla është personi i duhur për të drejtuar punimet e parlamentit të Shqipërisë.
Nga studio e OPINION, Rama u shpreh se “Nikolla është një grua zonjë që i shkon shumë mirë detyra e kryeparlamentarit.”
“Është personi më i duhur për të gjithë kontribtuin që ka dhënë. E ka filluar nga shkalla e parë e bazës deri këtu ku është sot sepse është një person që gjatë gjithë rrugëtimit të vetë ka treguar përkushtim, seriozitet, ndershmëri, sepse është një person që është i prirur për të folur me të gjithë. Dhe sepse është një grua zonjë që i shkon shumë mirë atij vendi”, deklaroi Rama.
Gjithsesi, kryeministri tha më herët se nëse Gramoz Ruçi nuk do jepte dorëheqjen, ai do vazhdonte detyrën e kryeparlamentarit./Gazeta SHQIP