Është në regjim spitalor?! Emigrantët nxjerrin zbuluar Llallën: Ja ku e keni duke pritur trenin në Romë

Ish-kryeprokuori Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria, në drejtim të paditur me pretendimin se po kurohet në një spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Por në redaksinë e Dosja.al, shqiptarët që jetojnë në Itali kanë sjellë një foto, ku duket qartë dhe pastër Llalla.

Siç duket edhe nga fotoja e shkrepur nga shqiptarët që e kanë njohur kush është, Llalla duket me një valixhe në dorë, teksa pret trenin në Romë.

Ndërkohë që në fytyrë mban një maskë anti-COVID. Po ashtu, sipas dëshmitarëve që e kanë parë, ish-kryeprokurori duket në gjendje të mirë shëndetësore, duke i vënë theksin faktit që nuk shoqërohet nga askush.

Sot, avokati i tij tha se nuk kishte informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa burime nga Policia bënë me dije se ai ka dalë nga Shqipëria, në drejtim të Turqisë. Por mesa duket është zhvendosur për në Itali, në Romë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT